“Myslim Keta”, gati për vitin e ri shkollor, Veliaj: “Për ta nisur mbarë dhe plot 10”

Një tjetër shkollë është gati të hap dyert për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor që nis më 11 shtator. Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës po i japin dorën e fundit edhe detajeve më të vogla që shkolla 9-vjeçare “Myslym Keta” të jetë gati në shtator.

Është vet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa foto nga rregullimet që po i bëhen kësaj shkolle, ku siç shihet nuk janë lënë jashtë vëmendjes as krijimet artistike për ta bërë ambientin mësimor sa më miqësor dhe të dashur për nxënësit. “Për pak dite gjithçka gati te ‘Myslym Keta’ për ta nisur mbarë dhe plot 10”, shkroi Veliaj.

SHKARKO APP