Na vjen keq për foton që bëri namin në internet

Për të promovuar produktin e ri special për Krishtlindje, rulo me salçiçe furra e famshme e madhe e bukës lëshoi foton ku tregon tre burra që po shohin gjithë uri rulonë e vendosur në vend të Krishtit, në vendin e famshëm të tij.

Ishte menduar se kjo gjë do tërheqë vëmendjen e popullit britanik, duke njoftuar se më në fund do lëshohej ruleta speciale e Greggs në sezonin festiv. Megjithatë njerëzit filluan të bënin komente negative duke thënë se ishin tallur me të birin e Zotit.

Disa të tjerë thanë se Jezusi ishte hebre dhe nuk do e hante kurrë produktin që ka përbërës kryesor mishin e derrit, duke nënkuptuar se fotoja ishte bërë me ironi të madhe. Të tjerë thanë se mund të ishte zëvendësuar më mirë me një biftek ose me mish pule.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jezusi i zëvendësuar me një rulo nuk është imazhi i vetëm i dalë nga furra e bukës Greggs që ka ngjallur debate. Ata e kanë përdorur një shaka të tillë edhe me Santan, me një grua duke iu afruar për ta puthur. Megjithatë Greggs kërkoi falje duke thënë: Na vjen keq, ky nuk ishte qëllimi ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?