“Nafta mund të tejkalojë 250 lekë”, Konfindustria thirrje qeverisë: Të mos varemi tek importi, të nisë…
Konfindustria i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë sa më shpejt ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës vendore, duke e konsideruar këtë hap si mënyrën më efektive për të mos u varur tek importi pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme.
Në një njoftim për shtyp, Konfindustria thekson se për realizimin e këtij projekti duhet të ndryshohet Buxheti 2026, për të përfshirë investimin shtetëror në ndërtimin e impiantit.
Njoftim për shtyp
Konfindustria i kërkon qeverisë të fillojë sa më shpejt projektin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare, si mënyra më efektive për përballimin e pasojave të paparashikuara ekonomike dhe sigurisë kombëtare nga lufta në Gjirin Persik.
Në këtë rast kërkohet, që të ndryshojë Buxheti 2026, me qëllim përfshirjen e shpejtë të ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare në vend si investim shtetëror. Gjithashtu, kërkohet të përmirësohet thelbësisht organizimi i prodhimit, tregëtimit, ngarkesës fiskale dhe monopolizimit të sotëm të gjithë tregut të hidrokarbureve.
Është krejtësisht e papranueshme, që Shqipëria si vend zotërues i rezervave të mëdha të naftës, të jetë në varësi të plotë të importeve dhe lëvizjeve të cmimeve të tregjeve botërore.
Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin në kufirin e 200 lekë/litër dhe parashikohet, që shpejt të rrezikojë tejkalojë kufirin e 250 lekë/litër të vendosur në vitin 2022 në rastin e fillimit të luftës në Ukrahinë.
Ndërtimi i impiantit shqiptar të përpunimit të naftës vendore është mjeti më efektiv i përhershëm për të lehtësuar pasojat shkatërruese ekonomike dhe financiare nga furnizimet dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. karburanteve.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm
KOHA JONË SONDAZH

