Namik Dokle “sfidon” Ramën, promovon librin e tij në Bosnjë – FOTO

Konkurenca politike brenda socialistëve tashmë ka kaluar në një tjetër dimension, atë të konkurencës intelektuale.

I frymëzuar nga kryetari i tij në PS, Edi Rama i cili pas 3 ditësh do të promovojë librin e tij “Kurban” në Beograd të Serbisë, deputeti më i vjetër i grupit parlamentar të PS-së, Namik Dokle ka vendosur “ta sfidojë” Ramën, duke promovuar librin e tij në Bosnjë.

namiku-1

Lajmin për promovimin e librit në Sarajevë e bën me dije vetë socialisti Dokle, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, njofton se tashmë gjendet rrugës për në kryeqytetin boshnjak.

Postimi i Namik Dokles

RRUGES PER NE SARAJEVE…

Me 4 tetor 2016, ne kryeqytetin e Bosnjes, ne Institutin e kultures boshnjake, organizohet promocioni i romanit tim “Vajzat e mjegulles” (Kceri magle), botuar nga shtepia botuese CONNECTUM e Sarajeves, ne perkthimin e filologut Sadik Idrizi, zevendes rektor i Universitetit te Prizrenit.

Ne promocion do te flasin shkrimtaret e njohur boshnjake Isnam Taljic dhe Enes Karic, akademik, si edhe profesore e fakultetit filosofik te Sarajeves, Dr. Adijata Ibrisimovic Sabic.

namiku-2

namiku-3

SHKARKO APP