Naomi Campbell dënohet me 6 muaj burg

Një gjykatë në Itali ka shpallur fajtore modelen e famshme Naomi Campbell, për sulmin ndaj një fotografi italian në 5 gusht të 2009, në Lipari të Italisë, ku ajo po pushonte me të dashurin e saj.

Sipas gazetës britanike “Telegraph”, në seancën që është zhvilluar gjatë ditës së premte, një gjykatës nga Siçilia e ka dënuar modelen me 6 muaj burg. Në 2009, fotografi Gaetano di Giovanni po përpiqej të fotografonte Campbellin me të dashurin e saj të atëhershëm, milionerin rus Vladimir Doronin, ndërsa 45­ vjeçarja e ka sulmuar atë me çantën e dorës duke e gërvishtur në njërin sy.

Giovanni ngriti menjëherë padi duke u shprehur se nuk e kuptonte se pse ishte sulmuar, pasi sapo kishte nisur që të bënte disa fotografi. Më pas, fotografi së bashku me modelen ranë në një marrëveshje dhe padia u tërhoq. Por, meqenëse ngjarja kishte interes të lartë publik, gjykata vendosi që kjo çështje të vazhdonte. Ndërkohë që avokati i saj ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

Nuk është hera e parë që Naomi Campbell sulmon një person, pasi në vitin 1998 goditi me telefon asistenten e saj. Në vitin 2008, ajo pranoi se kishte goditur një polic për shkak se i kishin humbur valixhet. Së fundmi ajo është zënë gjatë një sfilate edhe me miken e saj Cara Delevigne, ndërsa nuk ia ka kursyer grushtet.

SHKARKO APP