Nard Ndoka me Berishën dhe harron Bashën

https://www.facebook.com/nard.ndoka.7/videos/10154556858196156/

Nard Ndoka është një nga aleatët Republikës së Re, por duket se ai nuk e harron kollaj edhe atë “të vjetrën”.

Në një video që demokristiani ka postuar sëfundmi, Ndoka pozon sëbashku me një qytetar të Vaut të Dejes i cili ka një mirënjohje të veçantë për atë që bëri rrugët në të gjithë Shqipërinë, Sali Berishën.

Në videon e postuar nga Ndoka ai e pyet qytetarin sesi i duket rruga ndërsa ai i përgjigjet me këto fjalë: “Rruga shumë e mirë, është i nderum e i rrespektum kryeministri Sali Berisha. Edhe shumë faleminderit prej tij dhe e pastë jetën e gjatë bashkë me Partinë Demokratike. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia Demokratike”.

SHKARKO APP