NASA: Asteroidi Bennu, në kurs përplasje me Tokën

Shkencëtarët e NASA-s kanë lëshuar një paralajmërin të fortë se një asteroid mund të godasë Tokën duke shkaktuar vuajtje të mëdha dhe vdekje të shumta.

Gjithashtu, agjencia hapësinore amerikane thotë se ka në plan të dërgojë një sondë mbi asteroidin Bennu.

Bennu kalon çdo gjashtë vite pranë Tokës, por në vitin 2135 pritet të vendoset në kurs përplasje me Tokën.

Eksperti i NASA-s, Dane Lauretta tha se qëllimi i sondës do jetë pikërisht mbledhja e të dhënave vitale nga asteroidi, që do u shërbejnë gjeneratave që do vijnë.

Sonda Osiris-Rex do të mbërrijë mbi asteroid në vitin 2018 dhe do e kalojë një vit duke shqyrtuar Bennu.

Shkencëtarët shpresojnë të mbledhin të dhëna mbi mënyrën se si kursi i lëvizjes së asteroidëve ndikohet nga rrezet e diellit.

Bennu e ka diametrin 500 metra. Një asteroid i kësaj përmase mund të shkaktojë një krater deri në 7 kilometër, duke shkaktuar dëme të mëdha në një rreze prej 500 kilometrash.

SHKARKO APP