NASA do të “shkatërrojë” asteroidet që nisen drejt Tokës
Pjesë e një koncepti bashkëpunues midis NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), pritet të devijojë trajektoren e shkëmbinjve hapësinorë që vijnë drejt Tokës.
Tashmë kur është dhënë drita e gjelbër për dizenjimin, ekspertët në agjencinë hapësinore të SHBA janë duke u përgatitur për një test hapësinor të jashtëm në vitin 2022.
“DART do të ishte misioni i parë i NASA-s për të demonstruar atë që njihet si teknikë e impakteve kinetike – duke goditur asteroidin në mënyrë që të zhvendosë orbitën e saj”, tha zëdhënësi i NASA-s Lindley Johnson.
Misioni i parë i DART-it është të kapë një sistem të vogël, jo kërcënues asteroid të njohur si Didymos.
E ndërtuar nga dy shkëmbinj hapësinorë, midis 160 metra dhe 780 metra në gjatësi, Didymos do të kalojë Tokën në një distancë ndërmjet viteve 2022 dhe 2024.
/Ora News