NASA gjen një lugë ushqimi në MARS

Të pasionuarit pas alienëve besojnë se ata kanë gjetur një shenjë jete gjatë kërkimeve në Mars, një lugë.

Pamje nga NASA tregojnë një send të madh në sipërfaqen e Planetit të Kuq, që ka formën e një luge. Kjo është “luga” e dytë që gjendet në Mars në vitet e fundit, me shumë njerëz që pesojnë se është provë e jetës së përparuar në këtë planet.

Objekte të tjera si unaza apo dorashka gjithashtu janë gjetur në sipërfaqen e Marsit. Video në fillim u vu re kur u hodh në llogarinë e Youtube të faqes UFO Hunter me përshkrimin: “Shikoni këtë lugë të madhe në Mars. Kjo është e mrekullueshme. Me shumë mundësi e mbetur nga një qytetërim i humbur”.

Disa përdorues u mrekulluan nga zbulimi, dikush tha: “Uau, nuk ka mundësi të jetë natyrore”.

SHKARKO APP