NASA: Ja mjeti me të cilin do të udhëtojnë njerëzit në hapësirë

Nasa është duke e paguar një kompani për të zhvilluar një teknologji, e cila do t’i vendosë njerëzit në gjumë të thellë për t’i transportuar në hapësirë.

Një kompani në Atlanta është duke e krijuar një dhomë të veçantë, e cila do të jetë pjesë e anijes kozmike që do të udhëtojë për në Mars.

Kjo dhomë do t’i vendosë njerëzit në një gjendje të thellë gjumi për të udhëtuar në hapësirë. Nasa pagoi $500,000 për ta zhvilluar këtë teknologji dhe projekti është pjesë e programit “Konceptet Inovative të Avancuara të Nasa-s”.

Filmat si “Interstellar” dhe “Alien” kanë përdorur “ngrirjen në gjumë” si një mënyrë për t’ua mundësuar njerëzve që të udhëtojnë thellë në univers, në udhëtime që mund të zgjasin me vite.

SHKARKO APP