NASA: Marsi ka qenë si Toka në të kaluarën

Marsi dikur mund të ketë pasur ujë dhe nivele të larta të oksigjenit. Këtë tregon roboti “Curiosity Rover” i NASA-s dhe fotografitë e nxjerra nga sateliti.

Roboti ka marrë ekzemplarë nga një krater në sipërfaqen e Marsit dhe analizat kanë treguar për nivele të larta të manganit dhe oksidit të manganit, që tregon se Planeti i Kuq ka pasur nivele të larta të oksigjenit në të kaluarën.

Megjithatë, për dallim nga Toka, ku oksigjeni atmosferik është shkaktuar nga mikrobet, në Mars ai mund të jetë krijuar si rezultat i ndarjes së molekulave të ujit nga ana e rrezatimit solar.

 “Mënyra e vetme që ne e dimë për krijimin e këtyre materialeve të manganit është nëpërmjet përfshirjes së oksigjenit atmosferik ose mikrobeve. Këto materiale nuk mund të formohen pa pasur sasi të madhe të ujit të lëngët dhe kushte të përshtatshme për oksidim. Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë që Marsi dikur ka qenë si Toka”, ka thënë dr. Nina Lanza, hulumtuese në Laboratorin Nacional “Los Alamos” në Nju-Meksiko dhe udhëheqëse e hulumtimit.

SHKARKO APP