NASA parashikon 2016-shin vit më të ngrohtë të të gjitha kohëve
NASA ka publikuar të dhëna shqetësuese, sipas të cilave prilli i sivjetshëm ishte më i ngrohti qysh se maten temperaturat, ndërsa marsi më i ngrohti nëm 136 vjetët e fundit
Këto të dhëna tregojnë se rritja globale e temperaturave është konstante dhe kjo duhet të jetë arsye serioze për shqetësimin e botës.
Agjencia Amerikane më herët kishte njoftuar se tetori, nëntori e dhjetori i 2015-es dhe janari e shkurti i 2016-es kishin përmbysur rekordet e temperaturave globale dhe se ky trend do të vazhdojë.
Siç thekson NASA në raportin e saj më të ri, temperatura në novel global në prill të vitit 2016 ishte më e lartë 1.1 për qind në krahasim me matjet nga vitet 1951- 1980, ndërsa janari kështu bëhet muaji i gjashtë me radhë që ka kaluar temperaturat e matura më parë, transmeton Koha.net Indipendentin.
Ai tha se ekspertët konsiderojnë se temperatura globale në vitin e fundit është rritur për 25 për qind në krahasim me matjet nga viti 1880.
Gavin Schmidt, drejtor i Institut për kërkime kozmike të NASA-s thotë se shkencëtarët janë të sigurt se viti 2016 do të jetë viti më i ngrohtë i të gjitha kohëve.