NASA përballë studiuesve shqiptarë, “Në Kepler-452b jetojnë ilirët, planeti na takon neve”

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, duke bërë humor me nivelin e historianëve shqiptarë apo dhe me kërkimet shkencore të shqiptarëve që lënë shumë për të dëshiruar, aq sa nuk kanë fare reputacion në arenën ndërkombëtare, thotë se “Toka e Re” apo Kepler-452b – i zbuluar së fundmi nga NASA e që besohet se është planet me jetë si këtu, – “është tokë shqiptare”. Postimin e tij ironizues mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Në Kepler-452b jetojnë ilirët”
 

Nëse në këtë planetin e ri (Kepler-452b) ka apo ka pasë jetë, siç pohon NASA, atëherë ata patjetër duhet të kenë prejardhje pellazgo-ilire. Krejt si na duhet t’jenë edhe ata. Prandaj, ky planet na takon neve. Por, për me i dalë zot, juridikisht dhe politikisht kësaj toke të re, duhet që sipas rregullave ndërkombëtare dhe ius ocupatio me shku atje dhe me vendosë flamurin tonë me shqiponjë dykrenëshe. Jo vetëm për shkak se na duhen toka të reja, por edhe për shkak se ata presin ndihmën tonë. Plus, ka ardhë momenti ta vërtetojmë lashtësinë tonë para botës,” ironizon publicisti Daut Dauti studiuesit shqiptarë, të cilët përgjithësisht kërkimet e tyre shkencore i kanë të bazuar te përkthimet dhe i shesin në vend si “arritje të mëdha” apo zbulime, aq sa bëhen ndonjëherë edhe qesharakë. 

SHKARKO APP