Nasip Naço i përgjiet kandidatit të PS: Beteja dhe sheshi po të pret në 25 qershor në Berat

Kandidati për deputet i LSI-së, Nasip Naço i është përgjigjur sot kandidatit të PS-së në Berat, Blendi Klosi.

Naço ka komentuar një foto që Klosi e ka shpërndarë në rrjetet sociale ku ironizon takimin e LSI. “Kur e vërteta të mundon jo thjesht nis të numërosh përçart, por edhe të deformosh realitetin.  Të krahasosh takimin e LSI organizuar vetëm për 24 orë, në mes të sheshit më të madh të Beratit, me atë të PS në rrugën më të ngushtë të mundshme para bashkisë Berat me perfaqësues të komplet qarkut, pra të pesë bashkive njëkohësisht, është njësoj sikur makinës t’i hedhësh vajguri e të mendosh të fitosh garën! Kjo është thjesht të gënjesh vetveten… Megjithatë, deri në datën 25, mejdanin aty e ke z. Klosi dhe po te pret…”,- shprehet Nasip Naço në Facebook.

SHKARKO APP