Nata e asteroidit të madh, do të jetë i dukshëm me dylbi në 31 gusht

Asteroidi më i madh që njihet nga njeriu, i quajtur 3122 Florence (1981 ET3) do t’i afrohet planetit tonë në natën mes 31 gushtit dhe 1 shtator.
Me një diametër prej 4.3 kilometrash, asteroidi do të kalojë rreth 7 milionë kilometra larg tokës, me saktësisht 18 herë sa distanca e Tokës me Hënën.

Ky është asteroidi më i madh që kalon kaq pranë Tokës që kur ka hyrë në funksion programi i NASA-s për gjurmimin e këtyre objekteve.

“Edhe pse shumë prej nesh e dinë se asteroidë të tjerë mund të jenë afruar më shumë se kaq me Tokën, të gjithë kanë pasur përmasa shumë më të vogla. Florence është asteroidi më i madh që kalon kaq pranë tokës qëkurse NASA nisi të studionte asteroidet pranë Tokës, rreth një shekull më parë”, thotë studiesi Paul Chodas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?