National Geographic publikon një shkrim mbi kërkimet nënujore shqiptare
National Geographic, ka publikuar një artikull mbi kërkimet nënujore shqiptare.
Artikulli në fjalë është një vlerësim shumë i lartë për profesionalizmin e ekipit shqiptaro-amerikan në zbulimet e rëndësishme historike të fund detit tonë .
Punimet kërkimore nënujore janë ndjekur nga gazetarja Eleni Becatoros dhe fotografi Geo Delveroudis.
“Një hapësirë kaq e madhe dhe kaq pozitive në mediat më të rëndësishme botërore nga New York Time tek National Geographic, Agjencia Kombëtare e Bregdetit e vlerëson edhe si një nxitje për punën e mëtejshme në gjurmimin arkeologjik të bregdetit Shqiptar”, shkruan në facebook, Auron Tare, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Shkrimi me foto i National Geographic