NATO këshillon Ballkanin: “Kujdes destabilitetin, rreziku rus po rritet”

Parlamentarët nga shtetet anëtare të NATO-s kanë konstatuar në takimin e tyre në Bukuresht se Moska po konsolidon influencën në Lindjen e Mesme, Evropën Lindore, Ballkanin Përendimor dhe në Azi.

Rusët po depërtojnë në këto rajone në qarqet politike dhe në mediat e këtyre shteteve. Shefi i NATO-s Stoltenberg, tha se ne nuk duam që të izolojmë Rusinë, ndaj mbetemi të hapur për dialog.

Gjithsesi aleanca veriatlantike ju këshilloi aleatëve në rajon që të jenë vigjilentë ndaj rusëve, që po bëjnë gjithçka për nxitjen e tensioneve etnike, korrupsionit, dezinformimit dhe mbjelljes së destabilizimit.

Ekspertët e gjeopolitikës rajonale theksuan se lajmet gjysmë të vërteta dhe shtrembërimet që përcjell media ballkanike po minojnë besimin e publikut tek organizata si NATO dhe BE.

SHKARKO APP