Ndahen Cozman dhe Tuna? Ja e vërteta sipas reperit
Spekulimet e fundit të disa mediave nuk janë të vërteta dhe çifti ‘më i mirë prej krejtve’ po i quan "hajgare" gjithçka po shkruhet e po thuhet për ta.
Ndarjen nga “zogu” e ka mohuar vetë Cozman, madje ai gjatë bisedës u tregua me disponim të shtuar dhe shumë i buzëqeshur.
“Hajgare jon krejt ato. S’ka kurrgjë të vërtetë”, tha Cozman për Gazetën Express.
Media të ndryshme kanë shkruar sot se çifti më i përfolur i estradës janë ndarë përfundimisht. Po e njëjta media, javë më parë kishte raportuar se gjoja çifti kishin një grindje e cila kishte përfunduar me rrahje të Tunës nga Cozmani. Edhe kjo doli të ishte e pavërtetë, sipas çiftit.