Ndahet kësti i pestë për 480 ish-­të dënuar politikë

Ministria e Financave ka bërë publike emrat ishtë përndjekurve politikë, të cilët nuk kanë dërguar ende dokumentet për të përfituar këstin e pestë.

Kështu, në total këtë këst pritet ta marrin 483 të dënuar, të cilët do të mbyllin në këtë mënyrë këto pagesa për t’i hapur rrugën këstit të gjashtë.

Emrat duhet të depozitojnë pranë Drejtorisë së Përfitimeve, në Ministrinë e Financave certifikatën personale dhe një numër llogarie bankare.

Premtimi i Ministrisë në fillim të këtij viti, si dhe llogaritja për shpërndarjen e një pjese të fondeve, duket se tashmë po realizohet për këtë kategori personash.

Referuar ndryshimeve të bëra në ligj, kjo kategori do të trajtohet me përparësi sipas një rendi të caktuar, ku të parat që do të tërheqin dëmshpërblimin janë të dënuarat femra dhe të gjithë ata që janë në moshë mbi 75 vjeç.

Për të vijuar me ata që vuajnë nga së­ mundje të rënda, të dënuarit që kanë pasardhës në moshë të mitur, ata që nuk jetojnë por kanë lënë trashëgimtarë minorenë, si edhe ish­të përndjekurit që janë nën 75 vjeç.

Nga të dhënat e bëra publike janë rreth 2454 ish­të përndjekur, të cilët janë gjallë. Deri më tani ka përfunduar shpërndarja e pagesës së katërt për pjesën dërrmuese të tyre. Kjo është lista e fundit që mbyll këstin e pestë të dëmshpërblimit. Me dëmshpërblimin e tyre nis edhe ndarja e këstit vijues.

SHKARKO APP