Ndahet nga jeta legjenda e Wrestling

Legjenda e Wrestling, Roddy Piper është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak në moshën 61-vjeçare.
Piper ose ndryshe “Rowdy”, ishte një ikonë e sportit të njohur si “Wrestling”. Ai e nisi karrierën e tij në këtë sport që në vitet ’80.
Mësohet se “Rowdy” ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hollywood nga një atak kardiak. 
“Unë jam i shkatërruar nga ky lajm. Rod ishte një mik i mirë, si dhe një nga njerëzit më bujar, i sinqertë dhe autentik që kam njohur ndonjëherë. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë”, shprehet një prej miqve të tij. 
Në vitin 2006, ai ishte diagnostikuar me kancer, por pas trajtimit disa vjeçar, nëntorin e kaluar ai tha se tashmë ja kishte hedhur paq nga kjo sëmundje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?