Ndarja nga jeta e gazetares, mesazhet prekëse të VIP-ave: Ike të dielën e bukura Adelë, në ditë nusesh…

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e gazetares dhe moderators Adela Xhamani ka tronditur mbarë opinion publik. Humbja e saj ka prekur zemrat e familjarëve, kolegëve dhe miqve.

Askush nuk e beson që 31-vjeçarja u largua herët nga kjo botë. Kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që nepërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet për bukuroshen e ekranit shqiptar. Janë ata që dikur ajo i intervistonte duke i sjellë për Gazetën Shqiptare, Bluetooth dhe BalkanWeb. Adela Xhamani humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një ataku kardiak.

Arbana Osmani
U prehsh ne Paqe Adela! Nje nga vajzat me te guximshme qe kam njohur. Love is for the brave, I’m sure you will find it up there?

adel-a1

Orgesa Zaimi
O Zot i madh cme degjuan veshet cfare fatkeqesie, Adela vajza me e mire qe kam njohur, o shpirt, si ike kaq papritur Zoti te mori prane, akoma smundem ta besoj ….

Rozana Radi
Shokues largimi yt e bukura Adele Jeta qenka nje genjeshter e madhe. Qofsh ne parajse bukuri.

adel-a3

Roza Lati
Sot u zgjova me zemer te thyer…. nuk mund ta besoj…. Adel zemra ime, nuk kishim kofidenca shoqesh te ngushta bashke, por kishim miqesi… Adel zemra ime, shpirti jot i punes dhe karrieres ishte frymzim per mua… Adel zemra ime, Zoti engjejt e bukur i merr prane vetes… u prehsh ne paqe…

roza

Vesa Luma
Adela..nje vajze qe bukuria e jashtme i reflektonte nga shpirti..e guximshme,punetore dhe nje njeri aq i mire :(((..Nuk me besohet qe ike.. dhe nuk u takuam per kafe javes tjeter ?sic e kemi lene..nuk gjej fjalet e duhura ne keto momente,por perfundimisht njerezit me te mire i do Zoti afer vetes! Pusho e qete e dashur! You will be forever missed!

vesa-lum-a

Poni
Ike te djelen e bukura Adele, ne dite nusesh, qe koha nuk te la kohe te provoje nuserine! ????Qofsh e xhehnetit kampione e big brother!!!

poni

Jul Deda

Sa gjynah. Me erdhi vertete keq. Lajm i trishte. Adela iku jashte rradhe, shume e re per kete rruge. U prehsh ne paqe Adela. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve te saj.

JUL-DEDA

Irma Libohova

???????Joo s’e besoj dot!

Untitled-2

Sonila Meço

Vjen ashtu e çakërryer ndonjëherë, nuk zgjedh, nuk respekton moshë, të mira të kryera, pasuri shpirtërore a materiale… Dhe na shndërron në të pafuqishëm.
Të gjithëve…edhe sikur në një sekondë, pasi dëgjon për vdekjen e dikujt, sado i largët e i panjohur, ndjen një shtrëngim në gjoks e mendon për atë dhimbjen bezdisëse që ke kohë pa e kontrrolluar, për fëmijët, për atë ngacmimin që të zë papritur në stomak, për një mavijosje pa shkak diku në trup…dhe ikën e zerohet gjithçka tjetër.
Dikush e merr veten shpejt e vrik celularin për t’i nxirë jetën ati plehrës që i ka bllokuar karrierën, dikush për të mallkuar kë e braktisi, ndonjë për të sharë politikën, një tjetër për t’u qarë për fatin e tjetrit e një për të vrarë. Të tjerë më ngadalë i kthehen vetes lënë pas dore, fëmijëve që i presin të luajnë, mikut, prindit që është kërrusur asaj pleqërie të vrazhdë.
Por tek të gjithë, edhe ai në dukje më i pashpirti ka një dhimbje fshehur nesh për dashuritë që nuk shprehim dot, që mblidhet fytit e rrëzë syve për të zënë vend diku në kokë për të ngacmuar dikur si ankth i akumuluar. Ne do ta kemi harruar arsyen, do t’i përveshemi stresit e halleve, derisa ajo e çakërryer do të marrë tjetrin, duke na kujtuar orët që na kanë mbetur.
Adelajda më trishtove e do më mbajë gjatë dhimbja për shumë arsye, por nga lart ku na sheh tani e me kujtimin që le këtu poshtë shpëtofsh sadopak ndërgjegje për të kthyer vëmendjen tek vetja, tek dashuritë, tek të shtrenjtët. Sepse ikja jote na kujton se nuk ka radhë kur ajo bujt, as kritere e as dhembshuri.

sonila-meco

Dorina Mema

Nuk desha kurre te lexoja kte lajm o Adela bukur… mu rrotullua qielli. Nuk ka shume kohe qe me the: me ip pak force borxh se dhe forca per te zgjuar deshira per jete me eshte shuar!
E mbajte gjithe sikletin sekretin tend e nuk merzite kurre asnjeri. Kaq paska qene e shkruar por shpresoj qe te kesh qene e lumtur per aq sa jetove o e bukra ime ??

adela-a

SHKARKO APP