Ndërkombëtarët me sytë nga ne. Një italiane në krye të delegacionit OSBE

Do të jetë italiania Marietta Tidei, deputete e partisë Demokratike Italiane në krye të delegacionit të Asamblesë parlamentare të OSBE që do të monitoroj zgjedhjet politike në Shqipëri, këtë të dielë më 25 qershor.

Nuk është e para herë që politikania italiane merr pjesë në misone ndërkombëtare si anëtare e Zyrës së presidencës së OSBE për Sigurinë e Bashkëpunimin Europian.

Por në Shqipëri detyra e saj është akoma më e rëndëisshme pasi do të jetë në krye të delegacionit të OSBE, me rolin e vështirë të monitorimit të rregullsisë së zgjedhjeve politike 2017.

Pak orë para zhvillimit të tyre për mediat italiane, Marietta Tidei ka deklaruar se

Vota e së dielës në Shqipëri ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë e për rajonin. Shqipëria po përgatitet për një hap të rëndësishëm, anëtarësimin në Bashkimin Europian, dhe gjatë viteve të fundit ka bërë hapa ta mëdha në reformën e administratës publike, në sistemin e gjyqësorit e në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.”

“Ndaj këtyre zgjedhjeve ka një vëmendje të madhe të komunitetit ndërkombëtar” u shpreh ajo.  “Ky komunitet uron që Shqipëria të arrij sa më parë standartet demokratike të cilat kanë impenjuar misione të shumta monitorimi. Kuadri që do të dal nga këto zgjehdje do të flas shumë mbi të ardhmen e këtij vendi.”

Duke iu referuar fjalëve të Ambasadores së Shqipërisë në BE, Suela Janina, kreu i delegacionit të OSBE M. Tidei ka deklaruar se “Ambasadorja e Shqipërisë në BE në fund të muajit maj të këtij viti ka thënë se pas zgjedhjeve të qershorit, Shqipëria do të jetë e gatshme për të nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE. E pra këto votime do të jenë rasti i duhur për të matur hapat e bëra përpara nga forca të ndryshme politike në këndvështrimin e stabilitetit të vendit.”

Nuk duhet harruar , tha ajo që Shqipëria mbërrin në këto zgjedhje pas një periudhe të ethshme politike.”

Italiania Marietta Tidei, prej vitit 2013 është deputet e Partisë Demokratike italiane e prej shtatorit të 2016 është anëtare e delegacionit parlamentar të OSBE.

SHKARKO APP