Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfundon aplikimi për fondet e 2017

Përfundon aplikimi për fondet e vitit 2017.  Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në një njoftim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, bën të ditur për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme se më datë 1 nëntor 2017 ka përfunduar afati i aplikimet për fondet e menaxhuara nga AIDA.

“Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në mbështetje të NVM-ve Shqiptare me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, formimin e kapaciteteve prodhuese, dhe daljen e tyre në treg, menaxhoi për vitin 2017 këto skema financiare nga buxheti i shtetit: Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë, Fondin e Inovacionit , Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit), Fondin Start – up, Fondin për SME-të në zonat turistike/historike”, thuhet në njoftim.

Këto fonde do të vihen përsëri në dispozicion të ndërmarrjeve e vogla dhe të mesme në fillim të vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?