Ndërpreu sinjalin për mediat, reagon drejtori i RTSH-së: Të lidhin kontratë ose të pranojnë…

Pas vendimit për ndërprerjen e sinjalit nga seanca plenare në Kuvend për televizionet, ka reaguar drejtori i RTSH Thoma Gëllçi.

Ky i fundit pohoi për newsbomb.al dhe thotë se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.

“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëherë të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”, thotë drejtori i RTSH. “Nëse e duan pa logo atëherë le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”, thekson më tej Gëllçi.

TVSH vendosi të mos lejojë transmetimin e sinjalit të punimeve të seancës, duke mos lejuar kështu asnjë televizion tjetër të japë pamjet nga seanca e kësaj së enjteje. Por pas shumë reagimeve, TVSH lejoi marrjen e sinjalit nga televizionet e tjera.

 

 

SHKARKO APP