Ndërpritet Komisioni Hetimor për CEZ, shkak debatet

Mbledhja e komisionit hetimor për çështjen CEZ u ndërpre për shkak të debateve të ashpra midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti socialist, Eduard Shalsi tha se mbledhja zhvillohej pa kuorum dhe se ishte e jashtëligjshme, ndërsa demokrati Edmond Spaho tha se data ishte caktuar, ndërsa socialistët nuk merrnin pjesë në mbledhje.

Pas rreth 10 minutash debate, Spaho ka ndërprerë mbledhjen.

Debati ndodhi ndërkohë që më herët raportoi sërish kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Pjesë nga debati:

Eduart Shalsi: Sapo u ktheva nga një vizitë pune tani, dhe i kërkova ndjesë kryetarit dhe për procedurë përfitova një moment që është në pauzë dhe të të drejtoj një pyetje

Edmond Spaho: T’i kthehemi debatit

Shalsi: Arogancë është të mbledhësh komisionin pa pasur kuorumin e nevojshëm dhe këtë dua unë të nxjerr tani.

Spaho:  Arrogancë është të caktosh datën e komisionit dhe mos të vish.

Shalsi:  Arrogancë është të rrish një muaj në shtator për qëllime personale nëpër rrugë

Spaho:  Është turp për ju që vini këtu dhe bëni arrogantin

Shalsi:  Turp prej teje as më ka ardhur dhe as do më vijë, më habit mosha dhe sjellja juaj vulgare

Spaho: Vulgarë jeni ju që vini me vonesë e ndërprisni komisionin. Duhet të respektosh gjithë këta njerëz dhe jo të bëni të fortin. Kjo është arroganca jote si person, arroganca e maxhorancës  që nuk merrni pjesë në komision dhe kur vini këtu silleni si horr.

Respekto njerëzit. Dhe jemi në prezencë të njerëzve që na ndjekin. Komisionin e drejtoj unë dhe ju ndërprinsi fjalën.

Shalsi: Dua të sqaroj kontekstin dhe rrethanat. Ke mbledhur komisionin pa kuorumin e nevojshëm. Është rast flagrant.

Spaho:  Fjalën e ka zoti Leskaj, kur të mbarojë ai merr fjalën. Mos bëj të fortin këtu. S’mund të vish këtu të na kërcasësh gishtin e të përplasësh çantën. Ju jeni zotëritë e këtij vendi? Ju na jepni ajër? Që vjen e sillesh kështu? Të të vijë zor.

Shalsi:  Nuk është as në moshën tënde që të sillesh kështu. E mora fjalën për procedurë.

Spaho: Ti dhe kolegët e tu s’duan komision

Shalsi:  A ndejte 1 muaj në Belgjikë pse nuk e mblodhe komisionin?

Spaho: Unë e mbledh komisionin sa herë të dua.

Strazimiri: A erdhët të merrnit të vërtetën, kërkoni të vërtetën. A luajtët rolin e prokurorit përballë kryetarit të KLD-së. Degjoni përgjigjen.

Shalsi: A ju tha që nuk e kam mbledhur komisionin në shtator se ka qenë për çështje personale në Belgjikë? Edhe më thotë tani për vizitën time zyrtare në Greqi. Për ça e thotë? Për ironi? Pse nuk u mblodh komisioni në shtator?

Spaho: Se nuk binim dakord me ty, për fajin tënd. Duhet të pyesësh ty për të organizuar komisionin.

Shalsi: Tregohu i ndershëm e thuaj, në shtator s’e mblodhëm komisionin për shkak se unë për cështje personale isha në Blegjikë.

Spaho: Nuk e pranoj, dhe nuk e ha presionin. Të kam respektuar më shumë nga sa më lejon rregullorja. Nuk e ke mbajtur fjalën asnjëherë. Je dredharak.

Shalsi: Do prishim gjuhën tani? Do të shpalosim fjalorin? Për cfarë e bën këtë? O Bushat leje mos u merr me këta. Komisionin hetimor e ngritëm bashkë, e shtymë bashkë. E përmende 7 herë ka qenë Shalsi shkaktar.

Spaho: Lëri këto situate nuk janë serioze për ty. Nuk je vetë serioz, ashtu i ke dhe kolegët.

Shalsi: Më lër të mbaroj për procedurë.

Strazimiri: Lëri fjalën kryetarit të KLD-së.

Shalsi: Nuk bëhem pjesë e një tetari qesharak, i kam marrë seriozisht qëllimet e mia, por kështu si e ke bërë punën, mblodhe komisionin pa kuroum. Si zhvollove mbledhjen? Kjo është tallje. Atëherë për cfarë e tregon ky ku isha unë..

Spaho: Z.Leskaj faleminderit për përgjigjet e deritanishme. Do ta ndërpresim pasi zotëria ka adhur për të prishur këtë mbledhje. DO ju njoftojmë për datë tjetër.

SHKARKO APP