Ndërpritet seanca në Kuvend, Peleshi përjashton Agron Shehajn nga salla
Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.
Ndërsa Balluku ishte duke mbajtur fjalën e saj, ajo u ndërpre disa herë nga Shehaj, i cili fillimisht mori masë duke iu hequr e drejta e fjalës gjatë gjithë ditës në vijim në Kuvend.
Mirëpo kjo masë nuk u mirëprit nga Shehaj, i cili u fut ‘live’ në rrjetet e sociale, dhe kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca.
Pjesë nga debati:
Balluku: Detyra e një opozite është të japë një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.
Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!
Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
Balluku: Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!
KOHA JONË SONDAZH

