Ndërpritet vetingu për Adriatik Llallën
KPK vendos ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish kryeprokurorin Adriatik Lalla
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë mga Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici vendosi ndërprerjen e vetingut për Adriatik Llallën
Trupi gjykues i KPK përbëhej nga: Roland Ilia, Kryesues, Pamela Qirko, Anëtare, Olsi Komici, Relator
“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Pak ditë më parë ish kryeprokurori hoqi dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit duke përjashtuar kështu veten automatikisht nga procesi i vetingut.
“Kam hequr dorë nga e drejta për emërim si gjyqtar në Apel. Përjashtimi nga vettingu vjen automatikisht nga kërksa për të mos qenë më pjesë e sistemit”, u shpreh Llalla pak ditë me pare.
Ndërkohë dje Depatamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe familjes së tij.
Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.