Ndërron jetë gruaja më e vjetër në botë në moshën 117 vjeçare

Ka vdekur në moshën 117-vjeçare dhe 189 ditë gruaja më e moshuar në botë.Violet Mosses-Brown, nga Xhamajka kishte lindur më mars të vitit 1900.

Ndarjen nga jeta të të moshuarës e lajmëroi vetë kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness.

Trofeu i personit më të vjetër në botë i kaloi japonezit Nabi Tajima, i lindur më 4 gusht të të njëjtit vit me Violet, i cili është 116 vjeç dhe 256 ditë i vjetër.

Violet kishte jetuar gjithë jetën në të njëjtën shtëpi, ishte një kultivuese e rregullt e kallam sheqerit dhe adhuruese e frutave.

Në një intervistë të hershme në 2010-ën, Violet është shprehur se puna e madhe dhe ushqimi i mirë ishin sekreti i jetëgjatësisë së saj.

Ndërsa pak ditë para se të ndërronte jetë ajo ishte shprehur se ndjehej mjaft e lumtur që ishte cilësuar si njeriu më i vjetër në botë.

Djali i Violet, Harold Fairweather, është 97 vjeç, kështu që në këtë familje ka jetë të gjatë.

 

 

SHKARKO APP