Ndërtimi i Urës së re të Bahçallëkut, Rama poston fotot: Lehtëson trafikun e mjeteve drejt Tiranës

Vijon puna për ndërtimin e Urës së Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e përditshme për ndërtimin e kësaj ure brenda parametrave të duhur.

”Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës”, shkruan Rama.

E inauguruar më 4 shkurt të vitit 1914, Ura e Bahçallëkut, lidh qytetin e Shkodrës me pjesën tjetër të tij, që shtrihet përtej rrugëtimit të Drinit e të Kirit për në Bunë. Njëkohësisht ura mundëson komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie e qenësishme komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?