Ndërtimi, rekord negativ – Në tetor “zhduken” 28 kompani, kërkohen nga gjykatat

Muaji tetor ka dhënë një një tjetër provë se sektori i ndërtimit po kalon një moment aspak pozitiv. Gjatë këtij muaji është regjistruar një shifër rekord kompanish të cilat kanë pushuar aktivitetin, apo thjesht nuk gjenden më në adresat zyrtare.

SCAN ka zbardhur 28 shpallje publike të bëra nga ana e gjykatave, për të njoftuar këto kompani se janë të përfshirë në padi gjyqësore. Gjykatat u drejtohen shpalljeve publike në rastet kur palët nuk kanë më një adresë zyrtare, ku t’u komunikohet thirrja për t’u paraqitur në proces.

Në total, vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, 9 kompani ndërtimi kanë shpallur falimentin. Në po të njëjtën periudhë, më shumë se 25 kompani të tjera rezultojnë të “zhdukura”, duke e çuar në mbi 50 numrin total të shoqërive që nuk ekzistojnë më në adresat zyrtare.

Moment i vështirë nëpër të cilin po kalon ky sektor konfirmohet për SCAN edhe nga Shoqata e Ndërtuesve. Sipas saj, numri i lartë i kompanive ndërtuese të falimentuara, apo që kanë mbyllur aktivitetin, i dedikohet investimeve të gabuara, bllokimit të lejeve të ndërtimit për një periudhë të gjatë, por dhe krizës ekonomike.

  • GANT CONSTRUCTION
  • THEODOSIS CONSTRUCTION
  • BEFITA
  • KAMBERI CONSTRUCTION
  • PIACENTINI COSTRUZIONI S.P.A.
  • PAUEL KONSTRUKSION
  • MT CONSTRUCTION
  • KONFORT – KONSTRUKSION
  • “VALA” COMPANY
  • G.R.L. KONSTRUKSION
  • BLEMBBO GROUP
  • ITALCOSTRUZIONI PISTOIA
  • GJOLENA
  • ITALBA ASFALT
  • REAL KONSTRUKSION
  • ENJURGEN-1
  • CONSTRUCTION MANAGMENT ALLIANCE-ALBANIA
  • STRUKTURE 2002
  • ELIRA
  • ERALB
  • BEU KONSTRUKSION
  • BLEMBBO GROUP
  • UNION PROGRES
  • ERNIKU
  • AL-AN
  • DELTA ENGINEERING
  • SERENISSIMA CONSTRUZIONI TIRANA
  • TRIUMPH COMPANY

SHKARKO APP