Ndërtohet Arka e Noes, të krishterët presin shiritin

Një grup i të krishterëve të cilët besojnë se çdo fjalë e Biblës është e vërtetë kanë prerë shiritin në Arkën e Noes, një imitim 510 metra e gjatë që ka kushtuar më shumë se 100 milionë dollarë për t’u ndërtuar, shkruan Daily Mail.

Arka e Noes është ndërtuar në Kentucky, rreth 20 milje në jug të Cincinnatit nga australiani Ken Ham.Projekti për ndërtimin e saj kishte nisur që në vitin 2010 dhe nuk është pritur mirë nga kritikët.

Arka e Noes është ndërtuar duke u bazuar në dimensionet biblike, ku në brendësi të saj gjendet skena biblike dhe dinozaurë të vegjël.Për projektuesin Ham, Arka e Noes është një dëshmi se tregimet e Biblës janë të vërteta. Ajo do të jetë e hapur për publikun duke filluar nga nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot. Sipas traditës biblike, Arka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?