Ndikimi i të përndjekurve politikë drejt rrugës së qytetërimit

Nga Mihallaq Totokocopulli*

Në  këto  vite  të  demokracisë  shikojmë  mijra  artikuj  që  mbushin  gazetat  ku  si  preokupim  i  tyre  kryesor  janë  zgjedhjet,  llogaria  e  votave  dhe  lufta  per  pushtet.  Shikojmë  që  i  adresojnë  njëra  tjetrës partitë  e  mëdha  korupsionin,  trafiqet,  drogen,  pasurimin  maramendës,  etjera  dukuri  që  kanë  përshkuar  këto  vite  të  demokracisë   Partitë  kryesore  që  në  fakt  sic ja  thon  dhe  njëra  tjetrës  rjedhin  nga  PPSH  e  dikurshme.  Pra  ketë  radhë  kanë  marrë  flamurin  e  demokracisë  për    në   rugën  e  qytetrimit.  Ajo  cfarë  të  bie  në  sy  dhe  që  është  më  e  rëndësishmja  është  që  ka  edhe  një  shtresë  tjetër  e  cila  është  sakrifikuar  për  demokracinë  dhe  që  sot  duhej  të  përfaqësohej  në  të  tëra  instancat  e  shtetit  por  që  është  lënë  në  harresë  dhe  në  mëshirën  e  shtetit.  Kjo  është  klasa  e  të  pëndjekurve  politikë. Njerzit  që  kanë  vuajtur  nëpër  burgje dhe  internime  për  të  arritur  këtë  dit  sot  gjënden  të  pa  ingranuar  në  asnjë  nivel  të  shtetit,  të  papërkrahur  dhe I kanë lënë thjesht  presin  lëmoshë,  POR  SI  KAN  SHKUAR  PUNËT  pa  pjesmarjen  e  kësaj  shtrese  të  sakrifikuar.

Pas  25  viteve  demokraci,  që  në  fakt  gjatë  rrugëtimit  të  kësaj  kohe,  duke  marrë  parasysh ndryshimin e sistemeve, vendi jonë ka kaluar në një rrugë të vështirë përmes rregullave të diktaturës së asaj kohe dhe rregullave të sistemit demokratik, në të cilën ne duam të shkojmë. Kjo rrugë ka qënë e mbushur plot me nxitime, me pasione, emocione, padrejtësi, dëme, humbje, poshtërime të shoqëruara me zemërime të vrullshme, të cilat deri më sot janë monitoruar me një humbje të madhe të elementëve të demokracisë nga  partitë e mëdha  dhe  interesat e të cilave kanë qënë të njëllojta.

Reforma në drejtësi

Ndoshta deri më sot të gjithë këta elementë të sipërpërmëndur justifikohen me ndryshimin e sistemeve dhe është e arsyeshme për t’i lënë mënjane ato që kanë kaluar, nëpërmjet një amnestie  e  cila  do  të  përfshinte  në  vetvete  edhe  dakortësinë  e  shtresës  së  të  përndjekurve, për të rihapur rrugën rregullave të domosdoshme për të kaluar në sistemin demokratik, ku e kërkon e gjithë shoqëria drejt Europes. Reforma në drejtësi nuk mund të shtyhet. Koha nuk ecën, ne ecim, dhe jemi udhëtarë të përkohshëm, por që duhet të nxitojmë. Sipas rekomandimeve  të  ndërkombëtarëve  drejtësia  duhet     të mos kapet nga asnjë palë. Që  të  ndodhi  kjo  duhet  që  në  të  marin  pjesë  të  tëra  palët  kryesisht  palën  e  të  përndjekurve. Krahas kësaj duhet të themi që  krijimi  I parties Aleanca Popullore për Drejtësi  që  përfaqson  të  përndjekurit  me  kryetar  Bilal  Kolën  e  bën  më  të  lehtë  përfaqsimin  në  këtë  instancë  por  edhe  në  të  tëra  nivelet.  Programi i APD  ËSHTË  i  qartë.   Promovimi, përkrahja dhe zhvillimi i biznesit të vogël e të mesëm do të krijonte me mijëra vende pune, duke afruar në këtë drejtim edhe qindra punonjës të administratës tejet të fryrë. Gjithashtu përkujdesja  e  vazhdueshme  që  ka  treguar  kryetari  i  kësaj  partie  per  njerzit  më  të  varfër  më  të  papërkrahur  i  cili  fëmijrin  e  tij  e  ka  kaluar  në  kampin  e  internimit  tregon  se  është  imediate  që  të  përndjekurit  duan  përfaqësuesit  e  tyre  në  parlament  për  të  zgjidhur  hallet  e  tyre.

Politika dhe integrimi ne BE

Përveç  forcave të mëdha, dalja  e  partisë  së  të  përndjekurve Aleanca Popullore për Drejtësi e cila është krijuar me forcat e veta gjatë gjithë rrugëtimit të saj me gjithë pengesat e hasura edhe me dashakeqësinë e partive aktuale, APD  do  të  ngrejë  zërin që nëpërmjet maturisë, thjeshtësisë dhe seriozitetit të saj të trajtojë me kujdes atë  që  ka  lidhje me ekonomin në lidhje me masat që  duhen  marrë  për   shtresat në nevojë.  Gjithashtu  në  programin  e  saj  ajo  ka  ndikimin  e  fortë  të  saj  në  përmirsimin  e  kësaj  klime  të  ftohtë  që  përshkon  vëndin.   Ftohjet krijohen nga mendje të nxehta, interesa të ngushta klienteliste e papërgjegjshmëri, krijojnë një pasiguri, një qasje të madhe negative, një humbje kohe për mbarë shoqërinë e cila më shumë se kurrë kërkon integrimin e vendit drejt Europës. Pyetja shtrohet, se si do të shkojmë drejt Europës!? Do të shkojmë të rraskapitur dhe kundër njëri-tjetrit? Apo do të shkojmë duke manifestuar vlerat më të mira që kanë shqiptarët? Kapitalizmi nuk të fal. Ai i njeh rregulla dhe jo mëshirë. Bën llogari të sakta. Perëndimi i fuqishëm nëpërmjet koncentrimit të bankave ka formuar një shtet ekonomik, i cili huazon në çdo cep të botës para për ekonomi e ushtri me një bujari të llogaritur mirë. Kush e kupton dhe nuk e respekton këtë llogari do të thotë që është kundër vetvetes. Shqipëria si një liman i vogël midis një oqeani të mbushur me peshq të mëdhenj i duhet që t’i bëjë llogaritë mirë në mënyrë që shqiptarët, të cilët kanë lindur në këtë tokë dhe fëmijët e tyre ta gëzojnë këtë tokë dhe jo të ikin, është koha ajo që do të gjykojnë në mënyrë të saktë. Duhet pakëz dritë për këtë vënd që ka vuajtur në vazhdimësi.  Ka  ardhur  koha  që  të  vin  në  përfaqsim  njerëz  më  të  mir  më  të  ndershëm  që  mendojn  realisht  për  rugën  që  duhet  të  vazhdojm. ka ardhur koha qe te perndjekurit politike te vet-perfaqsohen. aleanca popullore per drejtesi e drejtuar nga bilal kola duhet votuar me qellim perfaqsimin e interesave legjitime te perdjekurve politike.

 *Ish i përndjekur politik

SHKARKO APP