Ndodh e papritura në Has, ja çfarë i bëjnë demokratët Ramës (FOTO)
Ndalesa e Kryeministrit Edi Rama këtë pasdite ka qenë në Has, ku hapi fushatën dhe prezantoi kandidatët. E papritura në këtë takim elektoral, është se ka pasur mbështetës të PS, por aty ndodheshin edhe ata të PD-së, të cilët edhe pse ishin të pakët në numër, arritën që vëmendja e Ramës të ishte vetëm tek ta.
Këta të fundit, kishin varur flamurin e PD-së në dritare dhe ngrinin numrin 6, numër që renditet PD në fletën e votimit. Kryeministri jo vetëm që ju dha vëmendje dhe bisedoi me ta por edhe foli për marrëveshjen me Bashën.
Rama me batuta ju përgjigjet “provokimit”, me fjalët:”Ti mos bërtit aty, se e kam mik unë Lulin. Ju them miqësisht Luli është i mirë për në TV, ama u fik TV Lulin e keni për qejf të vet. Merrrni në telefon kushërinjtë që keni në Tiranë, e kishin 4 vjet ata kryetar bashkie. Katër vjet sahati i Tiranës nuk punon. Ti që më bërtet që aty mos më bërrit se i thashë Lulit. C’është ajo 6, se fitoni ca deptuetë të opozitës në Parlament, nuk fitoni me shume, ndaj votoni 2 dëgjoni mua do dalin fjalët e mia ndaj mos na turpëroni”,- u shpreh ndër të tjera Rama.
Më tej Rama shtoi se nëse nuk do kishte marrëveshje me PD-në, Basha do rrinte ende në bulevard dhe se do ë donte, nuk e nxirrte PD-në nga çadra.
“Po të mos e kisha nxjerrë unë do e kishit me rroba banje në bulevard dhe do kërkonte ujë. Shaka, por shakaja është gjysma e së vërtetës. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Mos dëgjoni ata që Edi Rama do më shumë pushtet për veten. Po të doja nuk e nxirrja Lulin çadra”,-shtoi.
Bashkëbisedimi
Rama: Edhe marrëveshjen që bëmë me Lulin unë e desha atë marrëveshje për Shqipërinë jo për vete, se ku ta çoj Lulin vetë?
(Ndërhyn një nga pjesmarrësit në tubim)
Rama: Do kafe atje (bën me shenjë nga zyra e shtabit të PD), që të japin kafe ty ata, jo. Nuk vi për kafe mos u shqetësoni, në 26 qershor do të ma jepni kafen dhe do të jeni shumë të gëzuar dhe do të festojmë bashkë. Madje pas datës së zgjedhjeve mos e prishni zyrën, lëreni siç është. Do të vi unë tek ajo zyra, seriozisht dhe do të bëjmë bashkë festë për fitoren e Shqipërisë.