Ndoka dhe Aliaj, “sherr” për kanabisin në TV

Kanabisi, mbetet fjala më e përdor e cila nuk njeh më ndalesë. Së fundi, kanabisi është bërë pjesë e debatit në emicionit “Dance With Me Albania”, ku deputeti dhe kryetari i PDK Nard Ndoka, është përfshirë në një diskutim me artistin Robert Aliaj.

Replika e tyre për kultivimin e drogës në vend, ka shkatuar edhe të qeshura. Ka qenë Robert Aliaj, ai i cili pai pë rfundoi performanca e tyre, që  i dhuroi deputetit një bluzë me lulen e kanabisit.

Ironia e tij ka qenë se në fakt ajo është një dhuratë për të gjithë deputetët që ta mbajnë sa herë që janë në Parlament.

Ndoka i është kundërpërgjigjur duke i thënë se jo të gjithë deputetët janë të njollosur, pasi ka edhe politikanë me integritet. Sipas tij, janë vetëm dy njerëz të pushtetshëm që mund ta ndalin kultivimin e drogës në vend; Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

“Të siguroj që më tepër se 80%  e deputetëve janë njerëz me moral të lartë politik, profesional. Janë dy persona që mund ta ndalojnë këtë fenomen, Kryeministri dhe kryetari i Parlamentit. Gishti të drejtohet tek ata që kanë faj, jo duke njollosur gjithë deputetët”, ishte përgjigjia e Nard Ndokës

SHKARKO APP