Ndotja në Shqipëri, e lartë – KLSH: Raportet për ajrin, besueshmëri të ulët

Normat e ndotjes së ajrit në Shqipëri janë më të larta nga çfarë raportojnë autoritetet përkatëse. Konstatimi vjen përmes një Raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i paraqitur javës së shkuar, në një takim mes 12 vendeve në Luksemburg. Objektivi kryesor i këtij takimi ishte vlerësimi i masave të ndërmarra për të luftuar ndotjen e ajrit.

Në raportin e tyre, përfaqësuesit e KLSH theksuan ndër të tjera mos akreditimin e procesit të monitorimit të cilësisë së ajrit në vendin tonë, numrin e pakët të stacioneve të monitorimit si dhe besueshmërinë e ulët qe kanë Raportet e Gjendjes së Mjedisit (veçanërisht për cilësinë e ajrit) në Shqipëri.

Ashtu si dhe në vendet e tjera evropiane, ndotësit kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit ishin thuajse të njëjta, duke filluar me grimcat e imëta (PM10 & PM2.5), oksidet e azotit (NOX), ozoni troposferik (O3), dioksidi i sulfurit (SO2), monoksidi i karbonit etj. Trafiku, shoqëruar me sektorin e industrisë dhe bujqësisë janë gjeneruesit kryesorë të këtyre ndotësve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?