Ndryshe nga tifozët e Partizanit, Gaz Demi i hidhëruar për rënien e Tiranës: Dy herë fatkeqësi…

Ndryshe nga tifozëe Partizanit, presidenti i klubit të kuq Gazmend Demi është shfaqur i mërzitur në emisionin “Procesi Sportiv” kur foli në lidhje me rënien e Tiranës nga kategoria. Presidenti i Partizanit ka deklaruar se është një fatkeqsi për kryeqytetin pasi tani humbet edhe derbi më i madh në Shqipëri. Por, Demi, ia vuri fajin sistemit me 10 skuadra në Superligë për këtë që ka ndodhur dhe se kjë skemë nuk është e përshtatshme.
“Si qytetar i Tiranës, mendoj se është një fatkeqësi që bardheblutë ranë nga Superliga. Si president i Partizanit, mendoj se është dyfish fatkeqësi që ra Tirana, sepse nuk do të ketë me atë derbi të mrekullueshëm që bëhet mes dy legjendave të futbollit shqiptar, siç është Partizani dhe Tirana. Sistemi në fakt në Shqipëri është i rënë. Është një sistem akoma pa platformë. A ka logjikë që Superliga bëhet me 10 ekipe dhe Kategoria e Parë ndahet në Veri dhe Jug? Si ka mundësi të ndodhë kjo gjë, kur ne jemi një vend shumë i vogël dhe s’duhet të kemi të tilla ndarje”, u shpreh Demi.

SHKARKO APP