Ndryshime në Policinë e Shtetit. Një grua në krye të Komisariatit të Librazhdit, emrat e rinj të Prodës
Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën sërish me urdhër të kryepolicit Ilir Proda. Pothuajse të gjitha komisariatet e vendit kanë shefa të rinj.
Kryekomisar Elton Halili, i cili deri më tani mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Në vendin e tij, si Shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd, është emëruar Kryekomisare Nertila Meta me detyrë Specialist në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum.
Kryemomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Komisariatin e Policisë e Malesisë së Madhe, ne DVP Shkodër emerohet Shef Komisariati ne Komisariatin e Policisë Dibër.
Kryemomisar Edvin Peci me detyrë Shef Komisariati Bulqizë emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë nr.6 në DVP Tiranë.
Kryemomisar Erdit Rrëçeku me detyrë Shef Komisariati ne Komisariatin e Policisë nr.6 emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
Komisar Klaudio Zhupa me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në DVP Shkodër.
Kryemomisar Altin Lila me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër emërohet Specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.
KOHA JONË SONDAZH

