Ndryshime të tjera në Prokurorinë e Tiranës, ja kush ikën dhe kush vjen. Emrat
Lajme E Mërkurë, 21 Korrik 2021 06:10
Të tjera ndryshime janë bërë në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se Arta Marku ka vendosur të bëjë lëvizje të tjera.
Talentin Preçi dhe Kaso Biberi janë emëruar si shefa seksionesh. I pari në sektorin e krimeve kundër pronës dhe i dyti në atë të ekzekutimit të vendimeve.
Gjergji Tako që ishte në këtë detyrë, kalon prokuror i thjeshtë.
Arben Nela dhe Erion Pano do të vazhdojnë të mbajnë detyrën e zv/prokurorëve të Tiranës.