Ndryshimet e forta në qeveri, Zogaj dhe Nazarko: Manovër që maskon krizën në PS

Ndryshimet në qeverinë ”Rama 4” janë të forta, dhe analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko nuk janë me mesazh politik, por teknokratë dhe vendosje njerëzish të besuar.

Preç Zogaj: Shoh tani, sapo u njoha me lajmin. Në pamje të parë duket si në shprehjen e famshme, të lëvizim gjithçka të mos ndryshojmë asgjë. Nuk ka mesazh politik. Duken ndryshime pa mesazh politik, pak rrokadë, pak improvizime, ekstravagancë që ka zakon Rama. Është manovër që maskon një krizë që po përjeton PS, ku njerëzit e votuar nuk përfaqësohen askush. Kjo krizë nuk mund të konservohet pafund.

Mentor Nazarko: Këto janë figura jo të votuara. Nuk kanë kaluar sprovën e votimit popullor, janë figura me karakter teknokrat, apo eksperiencë në drejtime korporatash, apo ambasadash. Ndryshim që konfirmon vazhdimësi. Vijnë figura që kanë patur marrëdhënie preferenciale me ata që kanë qenë drejtuese në dikasteve, siç vjen ministri i ri i energjisë. Kemi Toni Gogun, që ka eksperiencë në drejtësi. Kemi edhe rikonfirmimin e zonjës Koçiu, që është besnike e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ka një emërues që mund t’i vendoset kësaj amalgame, është përpjekja e Ramës për të sjellë figura të papërfolura dhe kritikuar. Është për të vendosur përballë sulmit të opozitës, figura të papërfolura. Është element që mund të konsiderohet cilësor. Është edhe përpjekje për të fshehur apo për të mos i dhënë rëndësi largimit të Ballukut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?