Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Balla: Hetimi dhe gjykimi penal mbeten të paprekura

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot se nisma e propozuar nga mazhoranca, e cila synon të ndalojë pezullimin e ministrave, kryeministrit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese nga ana e gjykatës, nuk ndalon ndjekjen dhe hetimin penal të tyre.

Sipas Ballës, kjo nismë nuk do të trajtohet me procedurë të përshpejtuar parlamentare dhe nuk cenon punën e institucioneve të drejtësisë.

“Së pari, nuk preket pavarësia e gjykatave. Së dyti, hetimi penal dhe gjykimi mbeten të paprekura. Së treti, kompetencat e organeve të drejtësisë mbeten të paprekura. Nuk krijohet asnjë mburojë ndaj përgjegjësive penale dhe nuk përjashtohet asnjë subjekt nga juridiksioni penal”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?