Ndryshimet në qeveri, Agron Shehaj: Rama e zëvendësoi Ballukun me njerëzit e saj

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia thotë se kryeministri Edi Rama largoi zv.kryeministren Belinda Balluku dhe i ofroi poste të reja në qeveri njerëzve të saj më të afërt.

”Pavarësisht vendimit dhe votimit mbi Ballukun, ka një problem. Po i kërkohet Kuvendit të votojë për diçka për të cilën nuk ka informacion, për provat mbi të cilat SPAK ka mbështetur kërkesën për imunitetin dhe arrestimin e Ballukut. Si mund të votojnë ata për diçka që nuk e dinë?

Ka një qëllim kjo sjellje, ata duan të mbajnë fshehur provat që ka sjellë SPAK për Ballukun. Një gjë është me rëndësi, nuk është se Balluku ka pushtet të jashtëzakonshëm, por ka mbështetje nga Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ndryshimet sot në qeveri e tregojnë këtë. Nëse deri dje e mbronte në mënyrë sipërfaqësore, sot situata me Ballukun ka ndryshuar tërësisht. Tani i detyruar ta largojë Ballukun, ai ka vendosur aty njerëzit më të afërt të saj”, tha Shehaj në ”Top Story”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?