Ndryshimi i thellë ndaj qeverisë, Rama mbledh nesër Kryesinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama nesër (3 mars) do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja vjen pas ndryshimeve të forta në qeveri, përfshirë largimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres. Në vend të saj, si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, ndërsa drejtimin e sektorit të energjisë dhe infrastrukturës e merr Enea Karakaçi, ish-drejtues i OSHEE.

Pirro Vengu largohet nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi. Ndryshime ka edhe në diplomaci, ku Elisa Spiropali zëvendësohet nga diplomati Ferit Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kabinetin qeveritar hyjnë gjithashtu Eriona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Toni Gogu si ministër i Drejtësisë, ndërsa Besfort Llamallari merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama e mban përherë aktive PS, duke takuar, por edhe kontrolluar punën e sejcilit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?