Ndryshon afati për kthim-kompensimin e pronave
Ligji për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave ka pësuar një ndryhsim.
Parlamenti miratoi dje një ndryshim në këtë ligj të rëndësishëm, si më poshtë vijon:
“Afati për procesin e njohjes, të kthimit e të kompensimit të pronave të paluajtshme dhe afati për kryerjen e procesit të pagesës së kompensimit, të përcaktuar në nenin 23, të këtij ligji, është data 30.10.2015.”.
Fillimisht ky afat ishte përcaktuar deri më 30.4.2015, por ndryshimi i ri e shton me gjashtë muaj.