Ndryshon Këshilli i Territorit – Miratohen emrat e rinj, shpërblimi 20 mijë lekë për mbledhje
Për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit, anëtarët e tij do të paguhen 20 mijë lekë. Përmes një vendimi të miratuar me 20 shtator, Këshilli i Ministrave ka miratuar përbërjen e re të këtij Këshilli, si dhe masën e shpërblimit të anëtarëve. Shpërblimi i anëtarëve të Këshillit do të përballohet nga buxhetet e institucioneve përkatës që ata përfaqësojnë.
Sipas vendimit të Qeverisë, KKT do të vijojë të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe do të ketë 7 anëtarë, titullarë të ministrive më të rëndësishme të qeverisë.
Lista përfshin Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrin e Financave; Ministrin e Drejtësisë; Ministrin e Kulturës; Ministrin e Bujqësisë; Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit; Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
KKT është autoriteti më i rëndësishëm vendimmarrës për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, që e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë