Në 1 prill hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme

Duke filluar nga data 1 prill 2015 hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme.

Lista e re e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është pasuruar me 29 barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive.

Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: onkologjik, gastro-hepatologji, pneumologji, reumatologji, infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, etj.

Falë ligjit të ri të FSDKSH, tanimë kemi hapësirat ligjore për të rimbursuar edhe materiale mjekësore, për të cilat ka patur kërkesa të vazhdueshme në Fond nga popullata në nevojë. Këtë vit, do të mund të rimbursohen edhe materialet mjekësore, siç janë strishat për diabetikët, aq të nevojshme për të mbajtur nën kontroll sëmundshmërinë.

Rimbursimi i materialeve mjekësore u bë i mundur falë vendimit për uljen e çmimeve të barnave.

Disa shembuj të uljes së çmimeve të barnave të njëjtë, krahasuar me vitin e kaluar:

Bari Lercanidipine që përdoret në Kardiologji, nga 24.7 lek (çmimi ref/njësi) u ul këtë vit në 15.8 lek.
Bari Imatinib që përdoret për Leuçeminë, nga 1776.2 lek është ulur në 384.4 lek.
Bari Capecitabin që përdoret në Onkologji, nga 307.90 lek është ulur në 153.6 lek.
Insulina Glargine për diabetikët – nga 1891 është ulur në 1461 lek.

SHKARKO APP