Në 2020 më shumë fëmijë obezë se ata nënpeshë

Nëse vazhdojmë me tendencat aktuale të ushqimit, pas pesë vjetësh numri i fëmijëve dhe adoleshentëve në mbipeshë  do të jetë më i lartë se ai i moderuar ose ata që janë në nënpeshë. Këto shifra alarmante vijnë nga kequshqyerja që kanë super kalori.

Një rritje marramendëse

Më shumë se një mijë studiues kanë kontribuar në kërkimin, më gjithë-përfshirjen se si pesha e njeriut ka ndryshuar në katër dekada. Ata kanë  studiuar 129 milion njerëz mbi moshën 5 vjeç, ku 31.5 milion prej tyre ishin në mes të moshës 5-19 vjeç.

Gjatë 40 viteve të fundit, numri i fëmijëve dhe djemve në mbipeshe është më shumë se i dyfishuar, nga 11 milionë në 1975 , numri shkoi në 124 milionë në 2016 (përveç kësaj, në 2016, 213 milionë fëmijë dhe adoleshentë ishin mbipeshë, por nën pragun e obezit) .

Hija e varfërisë

Në bazë të kërkimeve të koordinuara nga Kolegji Imperial në Londër, përqindja e fëmijëve të shëndoshë ka shkuar nga më pak se 1% e totalit në vitin 1975 në 6% të vajzave dhe pothuajse 8% për meshkujt në vitin 2016. “Një brez i tërë adoleshentësh po vuajnë nga kequshqyerja, -thanë hulumtuesit- Ushqimet e shëndetshme dhe ushqyese mbeten shumë të shtrenjta për seksionet më të varfra të popullsisë dhe obeziteti është një nga pasojat.

Shumë të dobët

Edhe në anën e kundërt të bilancit të dhënat nuk sigurojnë gjë. Në 2016, rreth 75 milionë vajza dhe 117 milionë të rinj ende ishin në peshë të moderuar ose shumë nën peshë, veçanërisht në zonat më të varfra të botës. Dy të tretat e tyre jetojnë në Azinë Jugore, ku politikat e të ushqyerit nuk mund të vazhdojnë me bumin demografik. Për pasojë ata vuajnë nga uria.

SHKARKO APP