Në 3 muaj u miratuan 65 leje ndërtimi

Në tremujorin e parë të vitit 2016 janë miratuar gjithsej 65 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 62.170 m2.

Sipas buletinit statistikor për periudhën tremujore të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 58,5% të numrit gjithsej të lejeve.

Ndërkaq, numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 41,5%.

Gjatë tremujorit të parë 2016, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 65 ku përqëndrimin më të madh e ka qarku i Tiranës me 27,7% dhe Beratit me 20%

SHKARKO APP