“Në Babicë të Vlorës kapen 10 ton drogë të klanit Rama -Tahiri” (Video)

Në Babicë të Vlorës janë kapur një sasi e madhe droge. Bëhet fjalë për 10 ton kanabis të kapura në një vilë në Babicë, ngjarje kjo që pritet të shkaktojë dhe arrestime të bujshme në orët në vijim.

Lajmi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka publikuar edhe një video nga aksioni policor në Vlorë.

Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se sasia e madhe e sekuestruar ka lidhje me grupit e narkotrafikut shqiptar-italian pjesë e të cilëve ishte dhe Moisi Habilaj, i cili u arrestua ditën e djeshme, dhe që njihet edhe si kushuri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Denoncimi i plotë i Berishës

Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! sb
qytetari dixhital denoncon!

“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/886181398209435/

SHKARKO APP