Në Bosnjë ndërtohet qyteti i parë arab

Në jugperëndim të Sarajevës është themeluar qyteti  “Sarajevo Resort Osenik”, qyteti i parë arab në  Bosnjë e  Hercegovinë.

Vendbanimi i parë i tipit të mbyllur në B e H është rrethuar me rrethoja të larta dhe me sigurim privat dhe të gjithë pronarët e shtëpive janë arabë.

Momentalisht janë rreth 160 shtëpi dhe me shumë objekte tjera përcjellëse, me një liqe në mes, ndërsa ndërtimi i shtëpive tjera vazhdon-njofton “biznisinfo.ba”.

Ky qytet është vendosur në Tarçin, tani për tai është i shkretë, ndaj të gjithë ata që vijnë në termimin e caktuar u lejohet hyrja dhe vizita. Mirëpo, gjatë verës qyteti ka qënë përplot me arab, ndërsa qytetarët boshnjak nuk kanë mundur të hynë aty, pos atyre që janë të angazhuar me punë të ndryshme si kamarier, shërbëtor dhe punëtor sigurimi. Kështu do të jetë edhe gjatë verës që vjen.

Pronarët e shtëpive janë arab dhe ata nuk duan të përzihet me popullatën lokale vendase.  Ata kanë traditat dhe zakonet e tyre kur është fjala për veshjet, sjelljet dhe kryerjen e lutjeve etj dhe nuk duan që askush ti shqetësojë dhe ti vëzhgojë- është shprehur një person i vendbanimit që ka dashur të mbetet anonym.  Prandaj ky “qytet” është ideal pë rata, sepse aty ndihen sikur në shtëpi, dhe që dallon sepse këtu ka ujë dhe gjelbrime. Ata këtu i kalojnë muajt e verës në një klimë të përshtatshme, dhe pastaj përsëri këthehen në vendin e tyre.

Shtëpitë për 160.000 euro

Bashkëbiseduesi i “biznisinfo.ba” është shprehur se shtëitë janë shitur 150-160.000 euro dhe se fare nuk janë ofruar tregut boshnjak, porn ë Kuvajt, prej nga është bashkëbiseduesi, vazhdimisht kanë qënë në ekranet e televizioneve të tyre.

Profesori i Fakultetit filozofik në Sarajevë,  Esad Durakoviq para disa kohësh ka bërë vërejtje se vrapimi pas patundshmërisë dhe parave mund të ketë pasoja për ardhmërinë e B-H.

“Një strategji e veçantë”

Vërshimin masovik të arabëve ndaj patundshmërisë ai e ka përshkruar si “strategji e veçantë, qëllimi dhe efektet e fundit akoma nuk shihen por do të vërehen kur do të jetë gjithçka vonë” është shprehur profesori i gjuhës dhe letërsisë arabe Akademik Esad Durakoviq dhe ka shtuar: “Besoj se këtu kemi të bëjmë me ndonjë lloj projekti”.

Vërejtjet e tij janë bërë pasi Shërbimi për punë me të huajt në Ministrinë e sigurimit  të B e H kanë filluar të verifikojnë veprimtaritë e firmave që paraqiten si blerëse të patundshmërisë në këtë rajon.

Shtetasit e vendeve arabe nuk kanë mundësi në mënyrë të drejtëpërdrejtë të blejnë patundshmëri në Bosnjë e Hercegovinë, por këtë pengesë ligjore e kanë “zgjidhur” në mënyrë që në emër të tyre ate e bëjnë firmat që disponojnë me miliona euro.

SHKARKO APP