Në botë janë të ndarë, në hapësirë SHBA dhe Rusia janë bashkë!

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të ndërtojnë një stacion të ri hapësinor të quajtur Deep Space Gateway, stacion i cili do të ndërtohet në orbitën e hënës, tha kreu i agjencisë hapësinore Roscosmos të Rusisë, duke shtuar se modulet e para mund të jenë të gatshme midis viteve 2024 dhe 2026.

“Ne kemi rënë dakord të bashkohemi me projektin për të ndërtuar një stacion të ri internacional Deep Spaceway në orbitën e hënës, “tha kreu i Roscosmos Igor Komarov, cituar nga Interfax.

Faza e parë e projektit do të përfshijë ndërtimin e pjesës orbitale të stacionit, njoftoi Komarov.

Ai shtoi se teknologjitë e përfshira mund të përdoren më vonë në sipërfaqen e Hënës dhe potencialisht në Mars.

Projekti është gjithashtu i hapur për shtetet e tjera për t’u bashkuar, përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, njoftoi Komarov, duke shtuar se palët e ndryshme diskutuan kontributin e tyre të mundshëm në projekt.

Pjesa e Rusisë në projekt mund të jetë zhvillimi i deri në tre moduleve për stacionin.

Njoftimi i projektit të përbashkët vjen në një kohë të marrëdhënieve të “ngrira”  midis Moskës dhe Uashingtonit. Kriza ukrainase, si dhe qasjet e dy vendeve për të trajtuar çështjet që rrethojnë Sirinë dhe Korenë e Veriut, shkaktojnë ndasitë kryesore.

Eksplorimi i hapësirës, ​​megjithatë, duke përfshirë misionet e përbashkëta në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duket të jetë një fushë ku Moska dhe Uashingtoni kanë mirëkuptim të ndërsjellë.

SHKARKO APP